Ura e vjetër e Bunës pas shumë kohësh në një gjendje të vështirë duke rrezikuar edhe shembjen tashmë do të jetë pjesë e një projekti investimi.

Kjo bëhet e ditur nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e cila ka gjetur mbështetjen e ministrisë së mbrojtjes për të shmangur rrezikshmërinë si shkak i mungesës të mirëmbajtjes dhe vjedhje ndër vite. Kryebashiakja tregoi se do të ketë një plan të përbashkët mes bashkisë dhe ministrisë së mbrojtjes. Një problem mbetet edhe ruajtja e urës së vjetër të bunës por kjo do përpiqet të sigurohet përmes monitorimit me një sistem të teknologjisë që mund të jetë instalimi i kamerave. Ura e vjetër e Bunës prej vitesh është lënë në harresë të plotë duke degraduar gradualisht dhe duke humbur shumë nga vlerat e saj. Ko përpjekje për të investuar është një nismë për t’i rikthyer lavdinë që meriton.

Artikulli paraprakGJENDET I VRARË NJË PERSON ME PLUMB NË GOJË
Artikulli tjetërIMPORTIMI I MBETJEVE, SHKODRANËT KATEGORIKISHT KUNDËR!