Më shumë se 1.5 milionë besimtarë nga e gjithë bota janë mbledhur në Mekë për të marrë pjesë në pelegrinazhin e Haxhit një ritual i përvitshëm i kalendarit islam i cili shënon një nga 5 shtyllat e fesë islame dhe është një nga tubimet fetare më të mëdha në botë.
Duke patur parasysh ngjarjet e përgjakshme të viteve të mëparshme pelegrinazhi po zhvillohet në kushte të rrepta sigurie. Kujtojmë se vitin e kaluar humbën jetën më shumë se 2000 persona. për 14 shekuj me rradhë muslimanët nga e gjithë bota mblidhen në Mekë për të ndjekur shembullin e Profetit të tyre Muhamed. E shtuna është dita e parë e Haxhit kur besimtarët i japin ujë kafshëve dhe rimbushin rezervat e ujit. Ndërsa dita e dielë konsiderohet si pika kulmore e pelegrinazhit, kur besimtarët i drejtohen malit Arafat.