Një ditë pas protestës së opozitës, kreu demokrat Lulzim Basha ka dalë sot përpara mediave, duke shpallur dhe objektivin e tij politik.

Sipas Bashës me urgjencë është krijimi i një qeverie antimafia, e cila do të çojë vendin në zgjehdje të lira e të ndershme. Ai theksoi se shqiptarët e refuzojnë qeverinë e krimit dhe të drogës dhe këtë e treguan me pjesëmarrjen masive në shesh. ‘’Dua të falenderoj të gjithë pjesëmarrësit në protestë, por edhe familjarët e tyre. Kjo ishte një protestë e paprecedentë në këto 27 vite, ku bashkoheshin shqetësime e mijëra qytetarëve.

Ishte një bashkim vlerash që i tregoi botës mbarë, se në Shqipërinë që ata e njohin si Shqipërinë e krimit të Edi Ramës, ka vlera, ka një popull demokrat që e do demokracinë dhe di të protestojë në mënyrë qytetare. Mesazhi i protestës së djeshme është i qartë, se shumica e shqiptarëve e refuzon qeverinë e krimit dhe të drogës, qeverinë e rrënimit ekonomik.

Shqiptarët kanë vendosur që të mos e ulin më kokën përballë së keqes. Kauza jonë është për një qeveri antimafia që i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo qeveri do të shkëpusë lidhjet e pushtetit me krimin dhe do të realizojë përmes një reforme zgjedhore të thellë zgjedhje të lira e të ndershme në vend”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakLIVING – 28.01.2018
Artikulli tjetërPROTESTA E OPOZITËS, SHKODRANËT: E SUKSESSHME