Kjo është gjendja skandaloze e rrugëve në lagjen “Mar’ Lula” e cila ndodhet vetëm pak km larg qendrës së qytetit të Shkodrës.

Reshjet e pakta të shiut, të rëna një ditë më parë kanë sjellë edhe një herë lagështirën në rrugët e lagjes duke vështirësuar qarkullimin e lirë të banorëve në këtë zonë.

Edhe pse gjatë 25 viteve të fundit, kjo zonë është populluar me ritme të shpejta, sërish ky fakt nuk I ka mjaftuar insititucioneve përgjegjëse për të bërë ndërhyrje në infrastrukturën rrugore.Duket se banorët e kanë humbur shpresën për asfaltimin e rrugës.

Pavarësisht kërkesave të shumta që banorët e lagjes “Mar’ Lula” u kanë bërë insitucioneve përgjegjëse, sërish këta të fundit nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e gjendjes jgtaë 25 viteve të fundit.

Artikulli paraprakLAÇ, BASHA:13 PRILLI DITA E BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE
Artikulli tjetërFALIMENTUAN, FERMERËT E KOSMAÇIT I’A MËSYJNË EUROPËS