Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 69 raste pozitive për Covid-19. Ministria e Shëndetësisë, në raportimin ditor të rasteve, bën të ditur se nga 1,046 testime të infektuar janë 36 qyetarë në Tiranë, 6 në Sarandë, 5 në Berat, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Has, Kurbin, Kamëz, Vorë, Fier, Mallakastër, Korçë.

Janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Lushnja 81 vjeç.

Ndërkohë, janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,399 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Mars 2022)

Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 14
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1046

Testime totale 1,772,991
Raste pozitive 273,387
Raste të shëruara 269,399
Raste Aktive 497
Humbje jete 3,491

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 234
Fier 68
Vlorë 66
Gjirokastër 32
Elbasan 19
Berat 16
Shkodër 15
Korçë 10
Kukës 13
Durrës 13
Dibër 6
Lezhë 5

Artikulli paraprakKRIZA NGA SANKSIONET/ RUSIA NXJERR NË SHITJE REZERVAT E ARIT ME VLERË 140 MILIARDË EURO, MUNGOJNË BLERËSIT
Artikulli tjetërPUBLIKOHEN FORMACIONET E MIQËSORES SPANJË-SHQIPËRI, BROJA DO TË MBAJË FANELLËN ME NUMËR 9