1 Maji, OP: 200 punëtorët që kanë vdekur këto vite në Shqipëri
Punëtorë nga i gjithë vendi janë mbledhur sot tek Ushtari i Panjohur në Tiranë, që të protestuar për të drejtat e tyre. Këtë 1 maj ata kanë kërkuar drejtësi, dinjitet dhe trajtim të barabartë, teksa kanë paralajmëruar edhe protesta në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen. Kol Nikolli, president i Konfederatës së Sindikatave në Shqipëri, u shpreh se paga minimale dhe statusi i minatorit janë prioritare këtë vit. Kryetari i Konfederatës së uzinës së Poliçanit Abedin Çela, tha se 22 punëtorët e Uzinës kërkojnë trajtim të veçantë nga shteti, pensionin e parakohshëm, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestën. Para Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Organizata Politike organizoi gjithashtu një protestë për punëtorët që kanë humbur jetën në punë. Ata u shprehen se vitet e fundit 200 punëtorë kanë humbur jetën pasi në Shqipëri nuk respektohen kushtet e sigurisë në punë. Dita e Punës festohet çdo 1 maj, dhe synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe gjendjen ekonomiko-sociale të punëtorëve.