Sot është 1 Maji dita ndërkombëtare e punëtorëve. Teksa në të gjithë botën kjo është ditë proteste, shumë në Shqipëri zgjedhin ta konsiderojnë si ditë feste. Ndërkohë një pjesë e qytetarëve shkodran të pyetur nga Star Plus thonë se kjo ditë duhet të jetë protestë për të kërkuar plotësimin e të drejtave të tyre në punë dhe jo të festohet.

Ka edhe nga ata qytetarë të cilët shprehen se 1 maji duhet të jetë ditë feste, e cila duhet shfrytëzuar për të kaluar më shumë kohë me familjarët e tyre.

Në qytetin e Shkodrës duket se një pjesë e madhe e qytetarëve e konsiderojnë si ditë feste, rrugët janë mbushur nga fëmijë e të rritur të cilët kanë zgjedhur ta kalojnë këtë ditë pushimi me të afërmit e tyre.

Artikulli paraprakPS, KLOSI: NUK KOMENTOJMË VENDIMET E SPAK
Artikulli tjetërTUKA: SINDIKATA KA 1 MAJ ÇDO DITË, PROBLEME ME PUNËDHËNËSIT