Bashkia Shkodër dhe The Door, ftojnë të gjithë shkodranët që në 1 Maj, të jenë pjese e hapjes zyrtare të sezonit turistik ne plazhin e Velipojes.
Aktivitete festive, lojera dhe muzike do te jene ne focus te kesaj date qe hap siparin e nje sezoni te ri turistik për plazhin e Velipojës. Nga ana tjetër, Drejtori i turizmit në Bashkinë Shkodër Gentian Mema, fton shkodranët ti bashkohen kësaj feste, nderkohe qe garanton që ky sezon do të jetë tejet i suksesshem. Velipoja është destinacioni kryesor turistik ne Bashkinë Shkodër, vetem 35 km larg qytetit të Shkodrës, ky plazh ofron një sere mundesish për turistet, cka mbetet vetem ti shijoni.