1 maji është dita ndërkombëtare e punëtorëve, e cila mbetet simbol i respektimit të 8 orëshit të punës dhe të drejtave të punonjësve.

Megjithatë, në vendin tonë numri i të papunëve vijon të mbetet i lartë, pavarësisht premtimeve për reforma gjatë 25 viteve të fundit. Mbi 50 persona në qytetin e Shkodrës e kaluan 1 majin në kërkim të një pune ditore për të siguruar pak të ardhura. Në diell e në shi, ata qëndrojnë në pritje deri në orët e pasdites.

Ndoc Stenaj ka 20 vite që çdo ditë del në kërkim të punës në sheshin Isa Boletini. Shumë të tjerë gjithashtu kanë vite që presin. Gjatë një muaji ata sigurojnë 2 deri në 8 ditë punë. Edhe kërkesat pranë zyrave të punës nuk e kanë zgjidhur problemin e këtyre punëkërkuesve. Të dhënat e Isntitutit të statistikave kanë treguar se shkalla e papunësisë në 3 mujorin e parë të vitit të kaluar ishte 12%, shifër e cila ka pësuar vetëm disa ndryshmie të vogla gjatë 5 viteve të fundit.

Artikulli paraprakSMAJLI: NDËRTIMI, NUK PLOTËSON AS KUSHTET MË MINIMALE
Artikulli tjetërAKADEMIA, FITOJNË TË DY EKIPET E VLLAZNISË