1 milion euro grabitje, arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë
Një bandë e specializuar për grabitjen e produkteve të “Apple” është shkatërruar në Liège të Belgjikës. Mes të arrestuarve ishin dy shqiptarë, raportoi sot gazeta “La Meuse”, pa bërë të ditur identitetin e tyre. Sipas medias belge, banda kishte arritur të grabisë produkte me vlerë rreth 1 milion euro.