Ka arritur në 1 milion numri I turistëve në zonat e mbrotjura të qarkut Shkodër në 9 muajt e fundit. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori I administratës rajonale të zonave të mbrojtura Agim Dardha ndërsa tha se deri më tani janë 30% turistë se vitet e shkuara.
Ndërkohë, vitin tjetër do t’i jepër vëmendje më e madhe pejsës së Apleve në zonën e bashkisë Malesi e madhe.
Parku kombëtar I Apleve vijon të mbetet destinacioni kryesor I turistëve në të gjithë veriun e vendit. Falë resurseve natyrore të shumta por edhe promovimit të tyre, tashmë turistë nga e gjithë bota janë të interesuar të vizitojnë dhe të njihen nga afër me historinë e tyre.
Ashtu siç pritej Velipoja ka regjistruar numrin m të madh të vizitorëve, mbi 440 mijë ndërsa I dyti për nga vizitueshmëria është Parku Kombëtar I Alpeve me mbi 380mijë vizitorë në harkun kohor janar – shtator 2024.