Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza ka folur në emisionin “Top Story” lidhur më çështjen e shumë folur të pasurisë e tij.
Peza deklaroi se e gjithë pasuria e tij ishte shtuar para se të hynte në politikë, sipas tij pas hyrjes në politikë pasuria e tij nuk ka ndryshuar dhe të ardhurat e tij i ka vënë si gazetar. “Pasuria ime para se të hyja në politikë është shtuar me zero lekë”, u shpreh ai. Deputeti i partisë socialiste u shpreh se i gjithë keqinterpretimi për lajmin e pasurisë së madhe të tij nis nga një zero. Peza tha se në media për pasurinë e tij u fol me lekë të vjetra duke iu referuar cilësimit “1 miliardë lekë”.