Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka festuar ditën e 1 qershorit me fëmijët e shkollës “Iliria” në Shkodër. Gjatë aktivitetit festiv, Bushati dhuroi libra për bibliotekën, si një kontribut për një nga shkollat më të vjetra të Shkodrës.
Femijet festuan me vjersha, kenge dhe valle
Ministri Bushati uroi që femijet të rriten si nje brez më i edukuar, më i mirë se brezi jonë.
“Dua që ta kaloni sa më bukur këtë ditë dhe mos tu marrë më shumë kohë me fjalë dhe mesazhet e mia dhe shumë gëzuar për secilin prej prindërve tuaj dhe edukatoret e kësaj shkolle që përkujdesen që ky brez të rritet, të jetë më i edukuar, më i mirë se brezi jonë”, tha më tej ministri Bushati.