Në kuadër të 1 qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve sheshi para bashkisë Shkodër u gjallërua nga fëmijët vegjël të kopshteve dhe shkollave të qytetit, të cilët u bënë pjesë e një sërë lojërash dhe aktivitetetesh sensibilizuese që u organizuan në kuadër të ditës.
Edita Shoshi, drejtore e shërbimit social dhe rinisë në bashkinë Shkodër, u shpreh se ky institucion pergjatë gjithë vitit I kushton një vëmendje të veçantë fëmijëve dhe kushteve në të cilat ato rriten dhe edukohen.
Aktivitetet e organizuara nga Bashkia Shkodër, kanë nisur që në orën 10:00 të paraditës, ndërsa do të vijojnë gjatë gjithë ditës ku përveç lojërave të ndryshme prezent do të jenë edhe një grup animatorësh që do ti japin më shumë atmosferë kësaj dite.