Aktiviteteve te shumta festive ne kuader te 1 qershorit, dites nderkombetare te femijeve, u jane bashkuar edhe qendrat rezidenciale te Shkodres.
Te mbeshtetur nga Fondacioni Shprese per Boten ata kane organizuar nje panair ku u ekspozuan punimet te ndryshme te realizuar nga vete femijet e ketyre qendrave. Femijet e te gjitha moshave kerkojne sot vemendjen e prinderve, shtetit dhe te gjithe shoqerise. Kjo dite mund te konsiderohet dhe si nje dite sensibilizimi, per ti thene jo dhunes dhe abuzimit ndaj femijeve. Sot Eshte dita kur vete femijet ngrene zerin per te drejtat e tyre, por ne ndryshim nga te rriturit, protesta e tyre behet me lojra festive.