Krahas shumë festimeve dhe organizimeve në të cilat janë përfshirë fëmijët e Shkodrës në kuadër të 1 qershorit, ditës ndërkombëtare të tyre, për fëmijët e komunitetit rom ka qenë një ditë e zakonshme.

Të vetmit që u kujdesën ishin pak shoqata në Shkodër, të cilat u ofruon disa ushqime. Nëse një pjesë e madhe e fëmijëve kanë marrë dhurata nga prindërit, ata të komunitetit rom nuk e kishin një mundësi të tillë. Ushqimet dhe ilaçet sërish sigurohen më vështirësi për komunitetin rom të Shkodrës.

1 Qershori konsiderohet në të gjithë botën si një moment sensibilizimi për ti thënë jo dhunës, shfrytëzimit apo abuzimit me fëmijët. Ndërkaq, në veriun e Shqipërisë, shumë nga ne jemi dëshmirtarë se si me dhjetëra fëmijë shpërndahen në rrugët e qyteteve në kërkim të lëmoshës. Një pjese të madhe u është mohuar gjithashtu shkollimi, ndërsa strehimin e sigurojnë me vështirësi.

Artikulli paraprakBANORËT NË LIVADE THIRRJE PËR PROTESTËN
Artikulli tjetër1 QERSHORI, RAMA URON FËMIJËT: JANË ARSYEJA PËR TË VIJUAR BETEJËN