1 qershori ka ardhur me një festë e koncert muzikor në shkollën special “3 dhjetori” në qytetin e Shkodrës.
Nën ngjyrat e shumta, këngët e recitimet, personat me aftësi ndryshe kanë festuar ditën e tyre, 1 qershorin. Drejtorja e shkollës “3 dhjetori” thotë se në këtë situatë ku qendrat rezidenciale po shfaqin probleme, në shkollën që ajo drejton ka një realitet tjetër. Aktiviteti festiv ka zgjatur për disa orë ndërsa fëmijët kanë dëfryer.