Me rastin e 1 Qershorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është zhvilluar një aktivitet dedikuar fëmijëve të policëve që kanë rënë në krye të detyrës.
Të pranishëm në aktivitet kanë qenë zv/ ministrat e Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe fëmijët e dëshmorëve të rënë.
Për rreth një orës në ambientet e Drejtorisë së Tiranës fëmijët janë argëtuar me lojërat dhe animatorët me personazhet e tyre të preferuar, ndërsa në fund u janë shpërndarë edhe disa dhurata.