Në mesazhin e tij për 1-vjetorin e luftës në Ukrainë, kryeministri Edi Rama thotë se populli ukrainas po mbron heroikisht vlerat e panegociueshme të lirisë, demokracisë, sovranitetit. Për kërcënimet e Rusisë për sulme me armë bërthamore, Rama thotë se është turp të luash me fjalën bombë sikur flet për kukulla.

Mesazhin e tij e dha nga Japonia ku ndodhet në një vizitë zyrtare dhe u shpreh se ndihet i nderuar që flet nga memoriali i të zhdukurve në Hiroshima.

“Ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh por ja ku jemi sot, 1 vit rezistencë, arritje, nën lidershipin guximtar të presidentit Zelensky.

Me mbështetjen e botës demokratike dhe tanimë është e qartë se e gjithë Rusia nuk mund ta fitojë luftën. Ja ku jemi këtu, dëshiroj të shtoj që kam nderin ta bëj këtë mesazh këtu nga Hiroshima pas një momenti të gjatë dhe jashtëzakonisht të veçantë nderimi në memorialin e të zhdukurve nga goditja e bombës atomike dhe pastaj në muzeun e tmerreve të bombës atomike.

Shtoj që të luash sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla është vërtet një turp i civilizimit tonë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen për Ukrainën, aleancën e të gjitha vendeve demokratike dhe mbi të gjitha vendosmërinë e secilit që ka respekt për lirinë, vlerat e demokracisë në mënyrë që e shkuara të mbetet e shkuar dhe çdo përpjekje të dështojë”, tha Rama.

Artikulli paraprak31 MIJË E 600 SHQIPTARË KËRKUAN AZIL NË EUROPË NË 2022, REKORD NGA 2015-A
Artikulli tjetërSTUHI TË RREZIKSHME DIMRI ‘GODASIN’ SHTETET E BASHKUARA