Kryeministri Edi Rama, ka treguar përmes një klipi të shkurtër gjithçka, në mënyrë të përmbledhur, sa i përket tërmetit tragjik të 26 nëntorit në vendin tonë ku humbën jetën 51 persona dhe mijëra familje mbetën në qiell të hapur.

Ai e ka filluar rrëfimin e veçantë me momentet e para të zgjimit nga lëkundjet dhe deri te përballimi i kësaj fatkeqësie me sukses, e cila u arrit edhe falë mbështeëtjes së shumë miqve që iu gjendën pranë vendit tonë në këto momente të zymta.

Ndihma ishte në ndihma financiare përmes konferencës së donatorëve por edhe me sjelljen e forcave të kërkim shpëtimin për shpëtimin e njerëzve dhe njerrjen e viktimave nga rrënojat e tërmetit në Durrës dhe Thumanë.

Momentet dhe ditët e para pas kësaj tragjedie, Rama thotë se kanë qenë më të çmendurat të jetës së tij, pasi nuk dinte si dhe nëse do ta përballonte këtë tragjedi që kishte dëmtuar mijëra familje.

 

Artikulli paraprakSOT 1 VIT NGA TËRMETI TRAGJIK QË MORI 51 JETË NJERËZISH DHE LA NË ‘QIELL TË HAPUR’ MIJËRA FAMILJE
Artikulli tjetërKUVENDI MBLIDHET SOT PËR HERË TË PARË PAS MASAVE TË REJA KUFIZUESE, FILLON ME INTERPELANCËN E RAMËS DHE MANASTIRLIUT