Muaji Tetor shënon 1 vit pa energji elektrike për familjen Topalli nga Nënshati i Njësisë Administrative Hajmel.
Kryefamiljari Nikollë Topalli thotë se e ka të pamundur të paguajë gjobën prej 40 000 lekësh të reja, ndërsa nuk përjashton edhe mundësinë e shkëputjes së dritave për arsye politike. 8 anëtarët e kësaj familjeje kanë një vit që dhomat e tyre modeste i ndriçojnë vetëm me qirinj. Familja Topalli bën apel për ndihmë, pasi jetesa është bërë tejet e vështirë. Kjo si pasojë e mungesës totale të kushteve minimale për të jetuar. Madje kryefamiljari Nikolla thotë se edhe këtë kronikë do ta shohë tek fqinjët e tij.