Dhjetë muzikantë indigjenë janë qëlluar për vdekje dhe djegur brenda makinës, në një pritë në Meksikën |Perëndimore që besohet të jetë kryer nga një kartel i drogës.
Anëtarët e grupit indigjen Nahuas po ktheheshin nga një festë kur u sulmuan në qytetin Chilapa në shtetin Guerrero.
Viktimat, të gjithë burrat ishin të moshës midis 15 dhe 42 vjeç.
Sipas BBC, karteli Los Ardillos, i cili shpesh shënjestron njerëz autoktonë në zonë, u fajësua për sulmin.
Viktimat, pjesë e grupit muzikor Sensación, po ktheheshin në bashkësinë e tyre Alcozacán të premten pasi luanin një ditë më parë, tha David Sánchez Luna, koordinator i grupit indigjen rajonal të njohur si CRAC-PF.
Njerëzit e armatosur sulmuan automjetin e tyre rreth orës 14:00, në Mexcalcingo, tha ai.
Kur u gjetën kufomat, ato nuk mund të identifikoheshin.
Pasi autoritetet nuk pranuan t’ua lëshonin familjeve, qindra njerëz indigjenë bllokuan një rrugë të premten në mbrëmje.
Zyra e prokurorit në Guerrero tha se po hetonte rastin.
Guerrero është një nga shtetet më të dhunshme të Meksikës, ku bandat e drogës luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikimit drejt Paqësorit dhe pjesëve të tjera të vendit.
Banda “Los Ardillos” janë të lidhur me dhjetëra vdekje muajve të fundit, përfshirë shumë njerëz indigjenë, sipas mediave lokale.
Presidenti Andrés Manuel López Obrador ka zgjedhur një qasje jo konfrontuese për kartelet, duke u përqëndruar, në vend të kësaj, në trajtimin e pabarazisë thelbësore për përpjekjet e tij nën një politikë të quajtur “abrazos, no balazos”, nuk përqafon plumbat.
Por kjo politikë është kritikuar pas një numri sulmesh të larta, duke përfshirë edhe një pritë në të cilën u vranë nëntë anëtarë të një komuniteti Mormon.
Presidenti u zotua të krijojë një Gardë të re Kombëtare për të luftuar dhunën, por pak janë regjistruar, pasi kanë frikë se mos vriten në punë.