10 ish-komunat që tashmë janë pjesë e bashkisë Shkodër për 6 muajt e parë të vitit 2015 kanë një mosrealizim prej 52 milion lekë nga të ardhurat e veta si dhe 33 milion lekë nga taksat vendore. Këto shifrat bëhen të ditura nga relacionet që do të paraqiten në këshillin e bashkisë Shkodër në mbledhjen e të shtunës së kësaj jave.

E vetmja njësi që ka tejkaluar ndjeshëm planin është bashkia Shkodër, sa i përket njësive të tjera situata nuk është shumë e mirë për 6 mujorin e parë. Ish-komunat e Velipojës, Guri Zi dhe Dajç shfaqen më problematiket në bazë të tabelës së të ardhurave dhe më pas vijnë Bërdica dhe Rrethinat. Në Bërdicë nga të ardhurat e veta janë 3 milion lekë të parealizuara dhe 2.7 milion në taksat vendore. Në Velipojë situata për 6 muajt e parë nuk është pozitive sepse janë 22 milion lekë të parealizuara ku përfshihet edhe sezoni veror dhe 14 milion lekë nga taksat vendore që nuk janë mbledhur. në Gurin e Zi janë 12 milion lekë të parealizuara nga të ardhurat e veta dhe 6.9 milion lekë nga të taksat vendore, në Dajç janë 9 milion lekë të parealizuara nga të ardhurat e veta dhe 8 milion lekë nga taksat vendore. Po ashtu edhe njësia Rrethina është problem me 3 milion lekë të parealizuara nga të ardhurat dhe 1 milion nga taksat vendore. Kjo është edhe tabela për 11 njësitë që përbëjnë bashkinë Shkodër.Disa prej ish-komunave kanë shifra të kënaqshme siç janë Postriba, Shala ,Ana Malit, Shoshi dhe Pulti por pesha specifike e tyre është thuajse e papërfillshme. Asnjëra prej tyre nuk e kalojnë shifrën 1% përsa i përket të ardhurave në peshën specifike për bashkinë e re të Shkodrës. Bashkia ka 78%, Velipoja 11%, Rrethina 6%, Bërdica 1.53%, Guri Zi 1.31% dhe Dajçi 0.81% të peshës së specifike në raport me të ardhurat. Kjo është tabela e plotë.Për 2015-ën plani vjetor është në kuotën 27% ndërkohë që për 11 njësitë në total mbeten edhe 157 milion lekë për t’u realizuar. Zërat kryesorë janë taksa e pasurisë së paluajtshme, tarifa nga bizneset dhe familjet për pastrimin e gjelbërimin dhe ndriçimin, tatimi mbi fitimin e thjeshtuar dhe taksat e reklamave. Në mbledhjen e së shtunës të këshillit bashkiak do të miratohet edhe likujdimi i borxheve apo detyrimeve për 10-ish komunat nga gjyqet që kanë humbur me palët e treta. Janë afro 17 milion lekë që nuk do të jepen nga buxheti i bashkisë por nga fondi tranzitor i qeverisë dhënë për njësitë e reja vendore. 1 gjyq i përket vetë bashkisë Shkodër, 4 përVelipojën, 1 për Postribën dhe 6 janë për ish-komunën rrethina, borxhe këto të trashëguara dhe që janë prioritet për t’u shlyer.

Pesha specifike për të ardhurat e 6 mujorit të parë 2015:

Bashkia Shkodër      78%
Velipojë                    11%
Rrethina                     6%
Bërdicë                     1.53%
Guri Zi                        1.31%
Postribë                     0.89%
Dajç                            0.81%
Ana Malit                   0.65%
Pult                             0.12%
Shalë                          0.05%
Shosh                          0.04%

Realizimi i të ardhurave për 6 mujorin e parë:

Bashkia Shkodër      109%, të ardhurat e veta      16 milion lekë më shumë 

                                  119%    taksat vendore         16 milion lekë më shumë 

 

(plani vjetor 55% mbeten edhe 166 milion lekë)

Bërdicë                    56%    të ardhurat e veta      3 milion lekë të parealizuara

 

                                 49%  taksa vendore                  2.7 milion lekë të parealizuara

Velipojë                55%  të ardhurat e veta        22 milion lekë të parealizuara

                                64%    taksa vendore              14 milion lekë të parealizuara

Postribë                72% të ardhurat e veta         1.1 milion lekë të parealizuara

                             93%  taksa vendore               0.1 milion lekë të parealizuara

Shalë                   100%  të ardhurat e veta      121 mijë lekë të realizuara

                             100%  taksa vendore             115 mijë lekë të realizuara

Ana Malit              85%  të ardhurat e veta        0.3 milion lekë të parealizuara

                             101%   taksa vendore           0.1 milion lekë më shumë 

Guri i Zi               23%  të ardhurat e veta        12 milion lekë të parealizuara

                            22%  taksa vendore                6.9 milion lekë të parealizuara

Rrethina              80%  të ardhurat e veta         3 milion lekë të parealizuara

                           97%   taksa vendore                 1 milion lekë të parealizuara

Dajç                    19%   të ardhurat e veta          9 milion lekë të parealizuara

                           18%   taksa vendore                 8 milion lekë të parealizuara  

Shosh                  39%  të ardhurat e veta          152 mijë lekë të parealizuara

                            16%  taksa vendore                 127 mijë lekë të parealizuara

Pult                       38%  të ardhurat e veta           516 mijë lekë të parealizuara

                           78%  taksa vendore                  29 mijë lekë të parealizuara     

10 ish-komunat mosrealizim prej 52 milion lekë (plani vjetor 27%, 157 milion lekë mbeten për t’u realizuar)

 

Artikulli paraprakBORGJET E BASHKIVE TË REJA, NJË PROBLEMATIKË QË KËRKON ZGJIDHJE
Artikulli tjetërERRESIRA NË UNAZËN LINDORE, DEDVUKAJ: PO BËHET AKTI I KOLAUDIMIT