Policia greke ka sekuestruar 10.6 kg marijuanë çokollatë në valixhet e një 28-vjeçare shqiptare, e cila po udhëtonte me autobusin e linjës Kakavije – Janinë.
Gjatë kontrollit të policisë kufitare të Kakavijes para se autobusi të nisej, në bagazhet e saj u gjet lënda narkotike e mbështjellë me letër natriban. Ajo u arrestua në flagrancë, ndërsa emri i saj nuk është bërë publik.
Kanabisi çokollatë u sekuestrua, ndërsa hetimet e policisë greke janë duke vazhduar për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.