9604 punonjës policie do të marrin nga 10 mijë lekë në janar si pagesë për të zbutur pasojat e rritjes së çmimeve. Rama shkroi në Facebook se Qeveria është pranë shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar.

“10000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, pas rritjes së pagave para disa muajsh me 15% për punonjësit e terrenit dhe 7% për komisarët e Policisë së Shtetit, do ta zerojnë impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre familjar në këtë dimër të vështirë për të gjithë, duke dëshmuar po ashtu vëmendjen e pandarë të qeverisë jo vetëm ndaj shtresave më në nevojë, po edhe ndaj shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar”, shkroi Rama.

Artikulli paraprakRIFILLON QARKULLIMI I MJETEVE NË VERI TË KOSOVËS, HAPEN DY PIKAT KUFITARE NË JARINJË E BËRNJAK
Artikulli tjetërNGA EMRAT MË TË NJOHUR TË MUZIKËS TE SPEKTAKLI I FISHEKZJARREVE, ZBULOHET AXHENDA E FESTIMEVE NË KRYEQYTET