KUSHTI, TË FITOHET DHE NDESHJA ME ELBASANIN. Bordi i ri i Vllaznisë ka akorduar një vlerë prej 10 milion lekësh premio për lojtarët. Kjo ka ardhur menjëherë pas ndeshjes me Apoloninë ku skuadra arriti një fitore të rëndësishme. Por për futbollistët shkodrane nuk do të jetë aq e lehtë marrja e premios, pasi ato duhet të fitojnë me çdo kusht dhe ndeshjen me Elbasanin.
Ky është kushti kryesorë që kanë vendosur drejtuesit, natyrisht për të motivuar në maksimumin skuadrën. Një fitore me Elbasanin, pothuajse do të mbyllte një herë e mirë, kapitullin e rënies nga kategoria për skuadrën shkodrane. Siç duket, bordi më në krye ish-donatorin, Xhevdet Amuli ka gjetur dhe rrugën e duhur për të motivuar skuadrën për të arritur fitore. Dy fitore, radhazi, bëri që kuqeblutë të motivohen akoma më shumë që tashmë nuk dueht përsëritur ajo seri e humbjeve të njëpasnjëshme. Tashmë me kalimin e Apolonisë, Vllaznisë do ti duhet edhe përballje me Elbasanasit që të kalojnë pengesën e radhës. Edhe një barazim do të ishte një rezultat me shumë vlera. Fakti që ekipi i Vllaznisë prej tre vitesh nën administrimin e Bashkisë, është ndër herët e pakta që lojtarët motivohen me premio. Pasi pikët dhe në ndeshjen e fundit, vlejnë sa gjithë sezoni. Pra, për të kuptuar duhet dhe vetë drejtuesit e Bashkisë, që kur një ish-donator i cili di të menaxhojë një klub, merr ekipin di të arrijë dhe rezultate apo të motivojë ekipin. Kjo pasi, Vllaznia në kohën e presidencës private ka patur pothuajse për çdo ndeshje premio dhe shpërblime. E rëndësishme është që Vllaznia të arrijë një rezultat pozitiv në Elbasan, në mënyrë që ekipit ti kthehet qetësia e munguar.