Indeksi i pasaportave Henley rendit të gjitha pasaportat e botës sipas numrit të vendeve ku bartësit e tyre mund të hyjnë pa viza. Ata përdorin të dhëna të mbledhura nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.

Rezulton se Japonia ka pasaportën më të fuqishme në botë pasi bartësit e kësaj pasaporte kanë të drejtën të udhëtojnë në 189 vende pa vizë.

Japonia ndiqet nga një vend tjetër aziatik, Singapori.

Këto janë dhjetë pasaportat më të fuqishme në botë:

1-Japonia (189)

2-Singapori, Gjermania (188)

3-Finlanda, Franca, Italia, Koreja e Jugut, Spanja, Suedia (187)

4-Austria, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara (186)

5-Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Irlanda, Zvicra (185)

6-Greqia, Australia (183)

7-Republika Çeke, Maltë, Zelanda e Re (182)

8-Islanda (181)

9-Hungaria, Sllovenia, Malajzia (180)

10-Letonia, Lituania, Sllovakia (179).

Artikulli paraprakXHAFAJ IK’/ TË RINJTË DEMOKRATË DHE TË LSI PROTESTË PARA MINISTRISË SË BRENDSHME, QËLLOJNË ME VEZË
Artikulli tjetërTENTON TË KALOJË KLANDESTINË ARRESTOHET 41-VJEÇARI NGA SHKODRA