IDENTIFIKOHEN DHE SHPALLEN NË KËRKIM AUTORËT E SULMIT.
Ne diten e 3 te operacionit per asgjesimin e bimeve narkotike ne Pult te Dukagjinit, te pakten 10 persona bejne rezistence ndaj policise.

Ata kane hapur zjarr ndaj forcave te policise ne nje zone te Komunes Pult, ku jane gjetur dhe po asgjesohen nje numer shume I madh I bimeve narkotike kanabis sativa.
Personat e identifikuar jane Besnard Bungaja, Lek Thani, Nikollë Shpati, Mentor Bungaja, Nik Tonaj, Pal Dushku, Pëllumb Dushku, Gjin Guri, Kol Bungaj, Geg Kola.
Personat qe kundershtojne aksionin e policise per asgjesimin e bimeve narkotike, mendohet se jane te njejtit qe kane qelluar me arme ndaj helikopterit te Minsitrise se Mbrojtjes gjate dites se djeshme.
Nderkaq, mesohet se policia po bashkepunon edhe me amiljaret edhe te afermit e personave te identifikuar si atuore te sulmit me arme ndaj forcave blu, per t’I bindur ata qe te terhiqen.
Operacioni ne shkalle te gjere I policise se shtetit per asgjesimin e bimeve narkotike ne zonen e Dukagjinit eshte ne diten e trete, ndersa gjate dy diteve te para jane asgjesuar me shume se 35 mije rrenje kanabis sativa.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/8Fag0TInOZk?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPUKË, INVESTIME PA TRANSPARENCË
Artikulli tjetërMUZEU I KRIMEVE TË KOMUNIZMIT