Prokuroria e Shkodrës ka çuar në gjyq 10 persona, të cilët akuzohen për veprat penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” e kryer në bashkëpunim, në zgjedhjet lokale të pjesshme që u mbajtën më 6 mars të 2022-shit për bashkinë Shkodër. Sipas prokurorisë veprat u konsumuan në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për disa njësi të qeverisjes vendore të datës 06.03.2022. Në njoftimin e saj prokuroria e Shkodrës bën të ditur se në përfundim të hetimit të procedimit penal nr. 04, të filluar më 09.01.2023, dërgoi në gjyq shtetasin me inicialet E.D., për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, e kryer në bashkëpunim.

Po kështu, kjo prokurori dërgoi në gjyq edhe shtatë shtetas të akuzuar për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, e kryer në bashkëpunim dhe shtetasit me inicialet A.Y., dhe F.B, të akuzuar se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”. Nga hetimet për këtë procedim penal prokuroria e Shkodrës bën të ditur se është provuar se ka tre raste të votimit të dyfishtë. Shtetasi E. D., ka votuar për vete dhe për shtetasen B.Q, ndërsa shtetasit A.Y, dhe F. B, kanë votuar dy herë në dy qendra të ndryshme si votues në qendrën e parë dhe si anëtarë të komisionit në qendrën e dytë.

Ndërsa shtetasit N.B, G.B, K.T, R.M, A.M, D. Ll dhe A. Sh, kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, në bashkëpunim, duke lejuar me dashje shtetasin E.D, që të votojë me dokumentin e shtetases B.Q. Nga ana objektive vepra penale është realizuar nga të pandehurit me veprime dhe mosveprime duke lejuar persona për të votuar më shumë së një herë, votimin nga persona pa u paidentifikuar, mosmbajtjen e dokumentacionit zgjedhur sipas kërkesave ligjore duke sjellë si pasojë cenimin dhe manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në qendrën e votimit.

Zgjedhjet e pjesshme me 6 mars në bashkinë Shkodër i fitoi Bardh Spahia i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” përballë Majlinda Angonit të PS dhe Xhemal Bushatit të PD. Pas 1 viti e 2 muaj afërsisht kryebashkiaku aktual Spahia i koalicionit “Bashkë Fitojmë” humbi zgjedhjet përballë Benet Becit të PS i cili do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Shkodrës. Zgjedhjet e 14 majit nuk pranohen nga opozita për shkak të pretendimeve për shit-blerje vote dhe përfshirjes së krimit.

Artikulli paraprakTASK FORCA PËR NDALIMIN E QESEVE PLASTIKE, KUMBARO DHE IBRAHIMAJ: INTENSIFIKOJMË KONTROLLET DHE MASAT NDËSHKUESE
Artikulli tjetërSTAR TREND – SAN FEST