I gjejnë në Banesë 10 thasë me drogë, arrestohet 46 vjeçari në Shkodër.

Keshtu eshte finalizuar operacioni antidrogë i koduar “Rrethina” Sekuestrohen 115 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikeve dhe Trafiqeve ne D.V.P. Shkodër kanë goditur një tjetër rast. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe në vijimësi të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Rrethina”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi:

Margjin Livalli, 46 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 thasë ku brenda tyre kishte 87 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 115 kilogramë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .

Artikulli paraprakAKSIDENT I RENDE, VDESIN DY SHQIPTARË, PLAGOSET RËNDË NJË TJETËR
Artikulli tjetërPD: KONGRESMENI U BLE NGA RAMA, ME PARATË E DROGËS