Vllaznia në futbollin e femrave është Ylli i Shqipërisë. Vajzat kuqeblu siguruan titullin e 10-të kampion radhazi. Ekipi shkodran fitoi edhe ndeshjen e fundit ndaj Tiranës në kampionat në shifrat 3-0 në stadiumin “Loro Boriçi” përballë tifozëve vendas që festuan këtë trofe të 10-të.
Tre gola të Doçit, Gjergjit dhe Berishës i dhanë fitoren Vllaznisë ndaj Tiranës e cila me titullin kampion të këtij viti të fituar vendos yllin në fanelë. Pas pjesëmarrjes vitin e kaluar në grupet e Ligës së Kampioneve, e para skuadër shqiptare që arriti ketë sukses, vajzat kuqeblu vendosin një tjetër rekord duke u bërë ekipi i parë që arrijnë 10-të tituj kampion radhazi.
Trajneri i Vllaznisë Nikolin Lekaj dhe Presidenti Lazër Matija kërkojnë që ekipi të fitojë edhe finalen e Kupës e më pas të mendojnë për pjesëmarrjen në Europë.
I deleguari i FSHF Fatbardh Jera, ish futbollist i Vllaznisë ndjen emocion në qytetin e tij për këtë sukses të vajzave shkodrane.
Në një tjetër sezon të shkëlqyer Vllaznia dominoi përballë të gjitha ekipeve duke qenë mbretëresha e pathyer e futbollit shqiptar. Ky ekip grumbulloi 53 pikë me 18 ndeshjet e fituara, pa asnjë humbje dhe pa asnje barazim. Tirana dhe Apolonia tentuan të bëjnë rivalen por nuk ia arritën pasi Vllaznia triumfoi në të gjitha ndeshjet duke vërtetuar se mbetet e pamposhtur.