Raportet e fundit tregojnë se Britania e Madhe hedh 4.3 ton ushqime çdo vit, pasi siç dihet njerëzit kanë tendencën për të hedhur ushqimet që kanë skaduar.

Por, një sipërmarrës nuk mendon kështu pasi ai ka fituar shuma të mëdha parash duke shitur produkte të cilat kanë përfunduar datën e skadencës. Dan Cluderay, pronari i një biznesi i cili shet ushqime të lira, për të përditshmen britanike “The Independent” tha se disa prej ushimeve që mund t’i ketë mbaruar afati i skadencës nuk është e nevojshme që të hidhen në kosh. Cluderay shpjegon se gjëja më e rëndësishme është edukimi i qytetarëve në lidhje me përdorimin, nga data e prodhimit deri në datën e skadencës, por edhe më tutje. Ai ka përmendur disa nga produktet ushimore, të cilat mund të konsumohen përtej datës së skadencës:

1. Patatinat

Konsumimi i patatinave edhe pas datës së skandencës nuk përben problem, pasi sasia e kripës që gjendet i ndihmon për t’i ruajtur.

2. Çokollata

Sasia e sheqerit që gjendet te çokollata e ndihmon për ta ruajtur më gjatë atë.

3. Ketchup

Përbërësit e ketchup kanë aftësi të rrojnë deri në një vit, nëse i kemi ruajtur në një vend të freskët dhe të thatë, ose në frigorifer.

4. Kosi

Kosi, mund të zgjasë deri në gjashtë javë përtej datës, edhe në rastet kur ze myk, mund ta pastroni dhe më pas ta konsumoni.

5. Djathi

Kur flasim për djathin, nuk përfshijmë të gjithë llojet e djathrave, por një pjesë e tyre. Si për shembull gorgonzola apo dhe djathëra të tjera të kësaj familje mund të përdoren për konsum edhe pas datës së skadencës.

6. Qumështi

Për sa kohë sa ai nuk ka erë të keqe ose të fillon të pritet, mund ta konsumoni pa problem.

7. Vezët

Edhe për vezët nuk kanë një datë të caktuar, për aq kohë sa nuk kanë filluar të vijnë erë apo nëse nuk janë thyer mund t’i përdorni.

8. Buka

Në qoftë se buka është pak e ndenjur mund ta ngrohni atë në furrë. Sigurohuni që ajo nuk ka zënë myk.

9. Orizi

Orizi është një tjetër produkt ushqimor i cili nuk ka asnjë problem është nëse e konsumoni pas shumë muajsh apo dhe vite nga data e skadencës.

10. Frutat dhe perimet

Një pjesë e mirë e frutave dhe perimeve janë gjithmonë të përdorshme, deri në kohën që nuk janë zbutur apo të jenë prishur.

Artikulli paraprakPËRPLASEN 56 AUTOMJETE, 17 TË VDEKUR, 37 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërARMËT BËRTHAMORE/ OKB THIRRJE SHBA-SË DHE RUSISË PËR BISEDIME