Shkodra shënoi jubileun e 10-të të “Ahengu Shkodran”, një ndër 7 kryeveprat e trashëgimisë kombëtare shpirtërore. Të ftuar në këtë 10 vjetor të “Ahengu Shkodran” ishin ansambli i Gjakovës.
Përkrah emrave të njohur të muzikës qytetare shkodrane, në skenë u ngjitën edhe artistët e rinj. Ata ndërthurën aq bukur perlat e këngës qytetare, të trashëguara ndër breza. E veçantë në këtë mbrëmje ishte edhe performanca e Ansamblit të këngëve dhe valleve Gjakovë, që erdhen si mysafir në një ditë kur dy bashkitë firmosën marrëveshjen e binjakëzimit. Dy kryebashkiakët Bardh Spahia i Shkodrës dhe Ardian Gjini i Gjakovës shprehen se bashkëpunimi në fushën e artit dhe kulturës do të përforcohet.
“Ahengu Shkodran” është një organizim i bashkisë Shkodër me qendrën kulturore “Pjetër Gaci” që zhvillohet prej 10 vitesh me qëllim mbajtjen gjallë të perlave të muzikës shkodran dhe përcjelljen tek brezi i ri.