Festivali i këngës për fëmijë në Shkodër “Akullore Fest” i organizuar nga profesor Anton Kaftalli dhe shkolla e muzikës “Prenkë Jakova” mbylli edicionin e tij të 10-të. Në këtë vit jubilee organizatorët vendosën që të risjellin 15 këngët më të mira të 10-të viteve të fundit, të interpretuara nga artistët e vegjël. Në fund juria shpalli fituese këngëtaren Sheida Zoga me këngën “Pinoku Çamaroku” e kompozuar nga Oleg Gjerga.

Drejtori i shkollës së muzikës Anton Kafatalli thotë se festivali “Akullore Fest 2024” solli emocione të mëdha.

Drejtori Kaftalli shprehet se është e vështirë për ta mbajtur në këmbë një festival si “Akullore Fest” ndërsa mbështetja duhet që të jetë më e madhe nga institucionet.

Në këto 10 vite që organizohet nga “Akullore Fest” kanë dalë disa emra të njohur të artit.
“Akullore Fest” është një festival i këngës për fëmijë i përvitshëm në Shkodër i cili i jep mundësi artistëve të vegjël që të evidentohen si talentet e ardhshme ndërsa është një mundësi e mirë edhe për kompozitorët e njohur por edhe ata që kërkojnë të promovohen.

Artikulli paraprak“TIKTOK DO MBYLLET PËR NJË VIT”/ RAMA PËR MASAT E REJA NË SHKOLLA: SOT NDIHEM I LEHTËSUAR!
Artikulli tjetërRAMA NJOFTOI MBYLLJEN E TIK TOK, INA ZHUPA: FRIKË NGA ANTIPROPAGANDA QEVERITARE