Një 10-vjeçar nga Spanja ka marrë 10 mijë euro nga kursimet e gjyshes dhe ia ka falur shokëve të klasës.

Sipas mediave spanjolle, paratë ishin supozuar të shpenzoheshin për trajtime mjekësore. Mësuesit vunë re se nxënësit mbanin me vete nga 100 euro gjatë pushimit të drekës, derisa u zbulua që djaloshi ia kishte shpërndarë paratë shokëve të tij, i cili pranoi se kishte gjetur një zarf me 10 mijë euro. Mësuesit kontaktuan menjëherë me prindërit e fëmijës, të cilët me anë të radios lokale ‘Onda Cero’ kërkuan kthimin e lekëve.

Në njoftimin që u bë thuhej:

“Këtë mëngjes një nxënës i shkollës fillore ka shpërndarë nga 100 euro për shokët e tij, që i ka marrë nga shtëpia. Nëse fëmija juaj ju ka dhënë ndonjë nga këto para, ju lutem kontaktoni menjëherë shkollën që ti kthehen familjes së nxënësit. Më shumë se 10 mijë euro nevojiten të kthehen. Ne kërkojmë mirëkuptim maksimal dhe bashkëpunim. Kjo nuk është një shaka.”

Në fund një pjesë e mirë e parave i janë kthyer gjyshes së djalit.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA NGJITET NË RENDITJEN E FIFA-s
Artikulli tjetërNË KËRKIM PËR PËRDHUNIM DHE SHITJE NARKOTIKËSH, ARRESTOHEN DY TË RINJ