Historia e dhimbshme/ 10-vjeçarja rrit motrat e vogla pas vdekjes së nënës

Sofia, Matilda dhe Antonela Zaçellari jetojnë mes mjerimit me babain dhe gjyshin e tyre në fshatin Velçan të Korçës. Vajzat humbën nënën pak muaj më parë dhe sot jetojnë të ndarë edhe nga motra dhe vëllai më i vogël. “Kush do t’u bëjë hyzmet atyre. Djali i vogël nuk shërben dot. I mban nusja e djalit të madh, pasi është i vogël”, shprehet Selajdin Zaçellari. Më e madhja prej fëmijëve, 10 vjeçarja Sofia mban peshën më të rëndë mbi supet e saj fëmijërore. “Kam larë enët, kam fshirë dhe kam bërë bukë”, tregon 10-vjeçarja. Selajdini, gjyshi i tyre 75 vjeçar përkujdeset për 3 mbesat e tij dhe një dramë familjare që përsëritet. 20 vite më parë ai humbi bashkëshorten ndaj dhe fëmijët e tij i ka rritur me vështirësi. “Janë 5 fëmijë, që po rriten jetimë, si të bëj pa një ndihmë. Me çfarë të jetojmë, vetëm me dy pula?”, tregon i përlotur Selajdin për Top Channel. Pensioni i gjyshit mezi del për të paguar shtëpinë e vjetër ku jetojnë, ndërsa i ati Juliani i kalon ditët në mal për dru. Në shtëpinë ku nëna është ndarë nga jeta 9 muaj më parë, festa e vitit të ri nuk do të jetë më e njëjta këtë vit. Megjithatë, edhe këto fëmijë kanë ende dëshira.

Artikulli paraprakVRASJA ME THIKË NË VJENË PËR KAMERIEREN,VETËDORËZOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetër12-VJEÇARI DOGJI TË PASTREHUN, NUK NDIQET PENALISHT NË SERBI