Sot shënon dhjetë vjetorin tragjedia e Gërdecit, ku nga shpërthimi në qendrën e demontimit të municioneve të ngritura në kushte mesjetare në këtë fshat humbën jetën 26 persona, mbetën qindra të plagosur dhe dëmet materiale ishin të konsiderueshme.

Mes viktimave kishte fëmijë të mitur, gra, të moshuar, shumë prej të cilëve punonin në kushte që nuk plotësonin asnjë standard në një ambient të hapur në fshatin Gërdec pranë Vorës. Ngjarja e rëndë shokoi mbarë opinionin publik shqiptar, ndërsa lajmi u përhap në të gjitha mediat e rëndësishme ndërkombëtare.

Ministri i Mbrojtjes i asaj kohe Fatmir Mediu dha dorëheqjen, ndërsa u shpreh se nuk kishte lidhje me këtë biznes. Kur kanë kaluar 10 vite nga ngjarja e rëndë, familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë ende drejtësi, pasi ende asnjë fajtor nuk qëndron pas hekurave.

Nëse nuk do të kishte ndodhur shpërthimi i municioneve, ky biznes i rrezikshëm do të vazhdonte ashtu siç kishte vazhduar që prej vitit 2005 e deri paraditen e 15 marsit 2008, kur tragjedia e paralajmëruar ndodhi.

 

Artikulli paraprakNË KËRKIM NDËRKOMBËTAR, ARRESTOHET
Artikulli tjetërRAMA SHMANG GËRDECIN,PUBLIKON VIDEON E BASHËS: LOT KROKODILI!