Për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë organizuar një paradë. Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës mbahet në sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në podiumin e nderit ishin të pranishëm presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa më larg kreu i opozitës Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Parakalimi i FSK-së për çdo përvjetor është bërë tashmë traditë që nga viti 2012, mirëpo kujtojmë se në vitin 2015 dhe 2017 nuk ka pasur parakalim të FSK-së nëpër sheshet kryesore.

Artikulli paraprakRAMA PROPOZON: NJË PRESIDENT I PËRBASHKËT
Artikulli tjetërNDIHMA EKONOMIKE, ANA E MALIT KËRKON VËMENDJE!