Kisha e Shën Kollit në Shkodër ka përkujtuar 10 vjetorin e shugurimit të saj. I pranishëm në këtë aktivitet të rëndësishëm ishte edhe arqipeshkvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra i cili bëri falenderimet e rastit në këtë datë të rëndësishme për këtë kishë.

Në kishën e Shën Kollit u shfaq edhe një dokumentar i realizuar me dëshmitarë që tregojnë jo vetëm vuajtjet e tyre gjatë sistemit monist por edhe momentin kur u shemb nga regjimi monist para 50 viteve.

10 vite më parë kjo kishë u ndërtua nga fillimi dhe u shugurua për të ardhur deri më sot në 10 vjetorin e ndërtimit të saj.

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, FESTOHET 74 VJETORI I ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË
Artikulli tjetër“MARTIRËT DHE PAVARËSIA” VJEN NGA FAMULLIA E SHKODRËS