Zamir Shpuza, ish-futbollisti i Vllaznisë dhe i Kombëtares së Shqipërisë është kujtuar me rastin e 10-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Kjo është bërë përmes një Kupe të organizuar me futbollistët e moshave të Shkodrës dhe The Door. Në ceremoninë e dorëzimit të Kupës kanë marrë pjesë edhe shumë figura të njohura të futbollit shkodran. Miqtë e tij të pranishëm kanë kujtuar përmes emocionesh Zamir Shpuzën dhe sigurisht duke shprehur keqardhjen për ndarjen e tij nga jeta në një moshë shumë të re.
Ndërkohë, vëllai i Zamirit, Luan Shpuza falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni, për rrespektin që i bëjnë vit pas vitit atij dhe familjes së tij.
Çmimet dhe medaljet e më të mirëve në këtë Kupë u dhanë nga figura të njohura të futbollit shkodran si Rauf Çanga, Fatmir Paçrami dhe Avenir Dani. Ndërkohë, Kupën e fituar nga Shkodra, e dorëzoi kapiteni i ekipit të Vllaznisë, Bekim Balaj.