Pas lajmit të djeshëm që sipas Shqipëria humbi gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit në vitin 2015, kreu i PD-së Lulzim Basha ka zgjedhur që të komentojë përmes një ‘sondazhi’ që ka zhvilluar në rrjete sociale.

Përmes rubrikës së tij të përditshme ‘100 dështimet e Ramës’ Basha shkruan se lufta personale e Edi Ramës do t’iu kushtojë shqiptarëve 110 mln euro, 4560 lekë çdo shqiptar.

“21 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Sa do t’u kushtojë shqiptarëve lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti? Përgjigjja: 110 milionë euro për shkak të papërgjegjshmërisë së Edi Ramës, çdo shqiptar do të paguajë 4.560 lekë për mbylljen e televizionit ‘Agon’”, shkruan Basha.

Kujtojmë se VOA njoftoi dje se Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”.

Kryeministri Edi Rama pasditen e djeshme është shprehur i neveritur nga gëzimi i Presidentit Ilir Meta dhe PD-së duke e cilësuar si të parakohshëm, pasi Shqipëria do të vazhdojë betejën e saj ligjore kundër Francesco Becchetti, të cilin e cilëson si marifetçi.

Rama tha se Shqipëria ka fituar 3 nga 4 gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu, ndërsa vendimin e arbitrazhin e konsideron të padrejtë.

Artikulli paraprakRIKTHEHEN RESHJET E SHIUT GJATË NATËS, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërLUFTA KUNDËR COVID DHE INFRASTRUKTURA, BANKA EUROPIANE E INVESTIMEVE: NDIHMA PËR SHQIPËRINË