Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë dy mandateve.

Teksa na ndajnë 19 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa është ulur numri i vrasjeve vitet e fundit.

Më pas ai ka faktuar se numri i vrasjeve është ulur me 51,4%.

Rama shkruan se në 7 vite numri i vrasjeve është përgjysmuar, nga 107 që ishin në 2013, në vetëm 52 në vitin 2020.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 06.04.2021
Artikulli tjetër“NJËQIND DËSHTIMET E EDI RAMËS”, BASHA: SHQIPTARËT TË PENALIZUAR NGA KORRUPSIONI, PAGUAJNË TREFISH MË SHUMË KRAHASUAR ME VENDET E RAJONIT