Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje me kabinetin qeveritar, për të kryer një analizë mbi punët e bëra në 3-mujorshin e parë të mandatit të tretë.

Mësohet se fokusi i kësaj mbledhje është pandemia dhe rindërtimi, ndërsa nuk do të mungojë analiza edhe për punën e bërë nga ministrat e tjerë në 100 ditëshin e parë. Mbledhja ka nisur në orën 09:30, pa praninë e mediave dhe po zhvillohet në ‘Vila 30’, në ish-Bllok.

Vendi ndodhet në alarm për shkak të variantit Omicron të COVID, i cili është përhapur masivisht në shumë vende të Botës e Europës, duke detyruar shumë shtete të rikthejnë izolimin. Në vendin tonë nuk është identifikuar ende asnjë rast me këtë variant, ndërsa vijon procesi i vaksinimit teksa autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen edhe me dozat e treta.

Sa i përket procesit të rindërtimit, shumë familje janë futur në shtëpitë e reja para festave të fundvitit, teksa afati për përfundimin e të gjithë procesit është pranvera e 2022.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 5 SHQIPTARË, MEDIA ITALIANE: TË SPECIALIZUAR NË VJEDHJEN E QENDRAVE TREGTARE
Artikulli tjetërNGA HEQJA E PIKËVE TE MASAT SHTRËNGUESE PËR TESTIN E PATENTËS, GJITHA NDRYSHIMET NË KODIN RRUGOR