100 euro gjobë po hodhe fishekzjarre në vende publike

Komuna e Prishtinës, me urdhëresë të Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe. “Kjo ndalesë vlen nga data 30 dhjetor 2016, deri më 3 janar 2017”, thuhet në vendimin e Komunës së Prishtinës. Në vendim theksohet se persona të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese “do të gjobiten në shumë prej 100 euro”.

Artikulli paraprakNIS VETTINGU PËR PROKURORËT LLALLA SHPËRNDAN FORMULARËT PËR KONTROLLIN E FIGURËS
Artikulli tjetërSHOFERI GREK KAPET ME 30 KG KANABIS NË PRANË KUFIRIT SHQIPTAR