Rreth 100 familje tek ish –Divizoni në afërsi të Spitalit Rajonal prej 20 vitesh vuajnë mungesën e kanalizimeve dhe të ujërave të zeza.

Në rrugën e kësaj lagjeje fekalet janë prezente duke rrezikuar përhapjen e epidemive për gjithsecilin që jeton aty. Banorët thonë se ndihen të zhgënjyer nga premtimet elektorale që i janë bërë gjatë fushatës. Kërkesat e familjeve tek ish –Divizioni kanë qënë të shpeshta por deri tani zëri i tyre nuk është dëgjuar. Sipas banorëve në këtë lagje nuk është ndërhyrë asnjëherë, çka do të thotë se  e  gjithe lagjia është pa kanalizime të ujërave të zeza dhe infrastruktura e rrugëve vazhdon të jetë si në mesjetë. 

Artikulli paraprakGJYLI: KUJDES ME UJIN E PUSEVE DHE SHPIMET NËNTOKËSORE, TË PASIGURTA
Artikulli tjetërPUNIME NË URËN E BAHÇALLEKUT, “KAOS” NË TRAFIK