Luhatja e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka shtuar numrin e vizitave të fëmijëve që paraqiten me virozat e stinës në pediatrinë e spitalit rajonal të Shkodrës. Mjekja, pediatre Manjola Shpori, bën të ditur se janë rreth 100 vizita të cilat rregjistrohen çdo ditë në pediatri.
Prindërit duhet të shmangin ambjentet spitalore, duke u konsultuar fillimisht me mjekun e familjes për cdo shqetësim që fëmija mund të shfaq.
Për të shmangur përhapjen e virozës, pediatrja i bën thirrje prindërve të mos i dërgojnë fëmijët e sëmurë në çerdhe, kopshte apo shkolla.
Virozat gripale gjatë kësaj periudhe janë mjaft të përhapura kryesisht tek fëmijët për shkak edhe të organizmit të dobët që kanë.