Policia gjermane është angazhuar në një kërkim të organizuar për të gjetur të dyshuarin rreth sulmit me kamion të ditës së hënë.

100,000 euro shpërblim japin autoritetet gjermane për çdo person që do të japë informacion që do të sillte edhe kapjen e autorit, tunizianit Anis Amri. Ai ka përdorur të paktën gjashtë pseudonime të ndryshme dhe tri kombësi të ndryshme në të kaluarën dhe konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm. Autoritetet gjermane kanë lëshuar edhe dy foto të të dyshuarit dhe e përshkruajnë atë si me gjatësi dhe peshë mesatare, me flokë të zeza dhe sy kafe. Policia aktualisht po kërkon për të në të gjithë Gjermaninë dhe në të gjithë shtetet e Zonës Shengen në Evropës. Një burrë tjetër, një pakistanez i cili ishte arrestuar pas sulmit, u lirua për shkak të mungesës së provave. Pas një konferencë të mërkurën, Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere tha se policia e kishte identifikuar Anis Amrin si të dyshuar të ri, por theksoi se “ai është një i dyshuar, por jo domosdoshmërisht autori i sulmit”.

Artikulli paraprakMOTI PËR SOT, I QËNDRUESHËM
Artikulli tjetërAUTORI I ATENTATIT NË BERLIN KA KRYER 4 VJET BURG NË ITALI