Njëqind shtetas janë riatdhesuar nga Franca, Belgjika dhe Gjermania, ditën e sotme.

Policia e shtetit në bashkëpunimme Frontex njofton se janë riatdhesuar 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania.

“Këta janë individë, të cilët kanë vendim për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen”, informon policia.

Policia e Shtetit in bën thirrje të gjithë shetasve shqiptarë të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA MIÇO PAPADHOPULI,GJITHE JETEN JA KUSHTOI FUTBOLLIT
Artikulli tjetërHAJDUTËT VJEDHIN DY SHTËPI, MARRIN ORENDITË SHTËPIAKE