Ish sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ndodhet në vendin tonë në kuadër të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në fjalën e tij, Pompeo tha se përkushtimi vijon njësoj dhe uron që miqësia të ketë edhe 100 vite të tjera.

Për marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA foli edhe ambasadorja Yuri Kim, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit dha një mesazh të qartë për Sali Berishën duke thënë se rrezikon me amerikanët dhe e cilëson si “mbetje të mentalitetit të diktaturës komuniste”.

Përplasjet e Alibeajt me Berishën nisën pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD. Berisha ka nisur fushatën për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike ndërsa nuk heziton të sulmojë vazhdimisht pasi është shpallur “non grata” nga DASH.

“Kjo festohet shumë, edhe kur ke 100 vjet, nuk lejohet t’ia shesësh dikujt tjetër. Është përkushtim për tokën, për të shfrytëzuar tokën që të ka dhënë Zoti. Që nga 1922, marrëdhëniet mes vendeve tona janë të shkëlqyera. Shumë gjëra kanë ndodhur. Përkushtimi vijon njësoj.

Po e shohim në Ukrainë. Edhe pas luftës duhet ta ndihmojmë që të rindërtohet. Edhe për mua është shumë e vecantë që jam këtu dhe e di që kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera. Po bëja shaka që kam shërbyer edhe si opozitë edhe me shumicën, por kjo nuk ka rëndësi. Faleminderit që punoni krah SHBA dhe që jeni miqtë tanë. Jam për 100 vjetorin, ju lutem më bëni një ftesë për 125 vjetorin”, tha Pompeo.

Artikulli paraprakAMBASADORJA KIM: SHQIPËRIA MODEL, DOLI NGA SHTYPJA E PO KONTRIBUON PËR BOTËN. S’MUND TË KISHIM MIK MË TË MIRË
Artikulli tjetërPARALAJMËRIMI I RAMËS: DO VERIFIKOJMË TË ARDHURAT ME STILIN E JETESËS, S’MUND TË KESH RROGË X DHE SHTËPI E MAKINA QË…