Ishte nëntori i vitit 1923, kur hapi dyert për herë të parë në çelen e kishës së “Shën Llezhdrit” shkolla në Selitë te Mirditës, me mësues Dom Vlash Muçen dhe nxënës fëmije nga të gjitha fshatrat e kësaj njesie.Zilja e shkollës kumboi bashkë me këmbanin e kishes, duke njoftuar lindjen e një epoke të re që i jepte fund analfabetizmit.Sot pas plot një shekulli rrugëtim në fushen e dijes, shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri” në Bardhaj të Selitës festoi 100-vjetorin e saj.

Pjesë e veprimtarisë u bënë ish-mësues, ish-nxënës, autoritete lokale dhe banor të zonës.
Drejtori i Zyres Vendore të Arsimit Parauniversitar Renuar Kola dhe Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi, vlersuan te gjithe atyre që kontribuan në këtë shkolle përgjatë 1 shekulli.

Në përvjetorin jubile të shkollës së parë shqipe në Selitë që u organizua me iniciativen e forumit për Seliten, drejtorisë së shkollës dhe mbështetjen e Bashkisë Mirditë, u vlersuan me çertifikata mirenjohje disa ish-mësues dhe ish-nxënës që dhanë kontribut në këtë insitucion arsimor.

Artikulli paraprakNXËNËSIT E SHKOLLËS “KOSOVA” NË PROTESTË
Artikulli tjetërUL SIPARIN “ANIFEST ROZAFA”